Caktohet trupi gjykues për Salih Mustafën

  • A.P /
  • 06 maj 2021 - 16:39
Caktohet trupi gjykues për Salih Mustafën

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina  Trëndafilova ka caktuar trupin gjykues në rastin e Salih Mustafës.

Përmes një komunikate për media, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ky caktim është bërë pasi Gjykatësi i Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes së Sali Mustafës do të jetë gati për t’iu kaluar Trupit Gjykues.

“Më 5 maj 2021, Kryetare Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I. Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021. Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit. Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)