Haliti tregon çka nxiti përplasjen në Kuvend në mes të anëtarëve të PDK’së dhe VV’së

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 21:56
Haliti tregon çka nxiti përplasjen në Kuvend në mes të anëtarëve të PDK’së dhe VV’së

Deputeti i PDK’së Xhavit Haliti ka folur për përplasjen që ndodhi ditën e enjte në Kuvendin e Kosovës në mes të deputetëve të PDK’së dhe deputetëve dhe ministrave të VV’së.

“Nxitja ishte e dyanshme”, thotë Haliti.

“Të metat e informacionit, të metat e mundësive për të komunikuar me njëri-tjetrin, për t’i shqyrtuar disa çështje të cilat mund të shqyrtohen edhe në kushte normale në zyre, në salla të veçanta të Kuvendit të Kosovës, në takime me ministra. Mendoj se ka shumë mundësi me biseduar e me sqaruar gjëra’, shtoi ai.

“Filloj pothuajse për çështje të së kaluarës dhe përplasjet ishin me akuza e kundër-akuza. Ato që ndodhën ishin më shumë përplasje, reagim do të thoja edhe i PDK’së por ishte edhe provokim ndaj PDK’së që u bë në sallë”, theksoi Haliti.

(Kosova Sot Online)