
Lexoni edhe:
Misteret mbulojnë ende atentatin ndaj Papës, edhe 40 vjet më pas
Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.
Ndër të tjera Oryan tha se palestinezët në Lindje të Mesme nuk po i pranojnë izraelitët. Sipas tij, palestinezët nuk duan të jetojnë me izraelitët.
Misteret mbulojnë ende atentatin ndaj Papës, edhe 40 vjet më pasLexoni edhe:
Ko deklaratë erdhi pasi ambasadori u pyet se pse eskaloi konflikti kaq shpejt.
“Mendoj se janë disa elemente. Sa për të filluar me çështjet themelore, fatkeqësisht, palestinezët, fqinjët tanë, nuk po na pranojnë ne, nuk janë të gatshëm që të jetojnë me ne në paqe. Gjithmonë ekziston një justifikim, një arsyetim, por në fund të fundit, nuk ka interesim të vërtetë të palës palestineze, nga 1947-a deri më sot, që të ulen me ne, të flasin dhe të futen në një lloj marrëveshjeje paqësore. Kemi pasur ca bisedime në të kaluarën, por nuk rezultuan në asgjë, gjithmonë për shkak të qëndrimit negativ të palestinezëve. Ajo që ndodhi kësaj radhe ishte tension i qartë në Jerusalem, në Malin e Tempullit. Për të qenë i sinqertë, është gjithashtu një lagje jo larg nga ai vend, Lagjja Sheikh Jarrah, ku është duke u zhvilluar një procedurë gjyqësore rreth disa ndërtesave dhe për pronësinë e këtyre ndërtesave. Siç e dini, Izraeli është duke ofruar liri të plotë fetare, që do të thotë se dhjetëra mijëra palestinezë dhe myslimanë të tjerë janë duke ardhur deri në kodër, janë duke u lutur. Askush nuk i ndal ata, kanë liri të plotë, por, kohë pas kohe, të rinjtë po mbledhin gurë dhe po i hedhin ata. Asnjë shtet i botës nuk do të lejonte një gjë të tillë, sidomos në këso vende, dhe, natyrisht, në këso rastesh ne duhet të reagojmë. Në disa fotografitë që i shihni, shihni njerëz nga policia duke shkuar në vende religjioze dhe në vende tjera. Kudo që ka rrezik për njerëz, ne duhet të ndërhyjmë dhe ky është obligimi ynë. Kjo është ajo që e filloi këtë rund (të tensioneve), por për një kohë shumë të gjatë, palestinezët kanë qenë duke kërkuar arsye, për justifikime dhe ata thonë se të shtënat nga Gaza janë për shkak të Jerusalemit. Ata qëllojnë para dhe pas të shtënave, sepse ata nuk dëshirojnë që të jetojnë në paqe dhe qetësi me fqinjët tanë. Në vitet e fundit, ne kemi marrëveshje të nënshkruara me shtetet arabe dhe palestinezët nuk dëshiruan që kjo të bëhej dhe në të vërtetë edhe i kërcënuan shtetet që të mos i bëjnë marrëveshjet. Pra, nëse e shikoni “fotografinë” e madhe, ajo tregon se nuk ka interesim të palës palestineze që të arrihet te një marrëveshje dhe ata do të shfrytëzojnë gjithçka. Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan.
(Kosova Sot Online)