
Lexoni edhe:
Nis puna për hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme
Në rrjetet sociale është publikuar një video e re – ku shihet përplasja mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë përreth xhamisë Al Aksa në Jerusalem.
Konflikti 11 ditor ku vazhdimisht dyja palët bombardonin njëra-tjetrën, kishte filluar pikërisht para kësaj xhamie.
E konflikti rezultoi me lansimin e mbi 4.000 raketave, nga njëra anë në tjetrën duke pasur qindra të vrarë civilë.
E të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktet 11 ditor, funksionoi mbrëmë dhe dukej se do të zgjaste paqja, por situata sërish u tensionua kur në orët e para të mëngjesit të sotëm shumë palestinezë u mblodhën para xhamisë Al Aksa, ku forcat izraelite qëndronin në gjendje gatishmërie.
E armëpushimi ishte mirëpritur nga të dyja palët, ku qytetarët festonin dhe bënin të pamundurën që të ribashkohen me familjarë që prej ditësh nuk dinin asgjë për fatin e tyre
(Kosova Sot Online)