UP ende pa vendim për Ardian Kastratin

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 21:47
UP ende pa vendim për Ardian Kastratin

Në Kuvendin e Kosovës mungonte, por deputeti Ardian Kastrati mbrëmjen e 4 prillit, ditën kur po votohej presidentja, bëri një postim që mori shumë kritika.

Kjo për shkak se supozohej se postimi i tij ishte në drejtim të presidentes Vjosa Osmanit, menjëherë pasi e njëjta u votua për këtë pozitë.

I menjëhershëm ishte reagimi i shoqërisë civile, të cilët protestuan para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar që ndaj Kastratit, i cili është staf akademik i universitetit, të marrin masa.

E Rektorati i Universitetit të Prishtinës ishte distancuar nga ky postim, duke kërkuar që Këshilli i Etikës ta trajtojë këtë rast me prioritet.

Por po bëhen gati dy muaj që kur në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës nuk ka ndonjë njoftim për këtë rast.

(Kosova Sot Online)