
Lexoni edhe:
Tahiri i reagon përsëri Albulena Haxhiut: Nuk frikësohem e nuk shantazhohem
Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka mirëpritur masat e reja anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.
Këtë e ka thënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
“Komunat i kanë mirëpritur masat anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Në takimin e fundit që kemi pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, jemi dakorduar që të ketë lehtësim të masave. Po ashtu jemi dakorduar që të ketë lehtësira që kanë ndikim në zhvillim ekonomik lokal“, ka deklaruar Ibrahimi.
Tahiri i reagon përsëri Albulena Haxhiut: Nuk frikësohem e nuk shantazhohemLexoni edhe:
Ibrahimi deklaroi se komunat po bëjnë përgatitje për pritjen e mërgatës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të premtes ka miratuar masat e reja anti-Covid të cilat do të hyjnë në fuqi nga kjo e hënë.
Orari i gastronomisë është zgjatur deri në orën 23:00, ora policore është larguar, por ka hyrë në fuqi vendimi që pas orës 00:00 deri në orën 05:00 të mos ketë grumbullime të qytetarëve.
Po ashtu, Qeveria ka marrë vendim që të lejohet mos bartja e maskës gjatë kohës kur një qytetar ecë i vetëm në rrugë.
(Kosova Sot Online)