
Lexoni edhe:
Presidentja Osmani: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vazhdim
Kryeprokurori Aleksandër Lumezi – kundër të cilit kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij protenstonte në rrugë – vazhdon të mos jetë njeriu më i famshëm në Kosovë, ashtu siç Kurti thoshte se do të duhej të ishte me LVV-në në Qeveri
“S’ka kuptim që të vijë Qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti e Prokuroria të mbetet e njëjta”. Kështu shprehej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet për herë të parë. Ai konsideronte se në Qeverinë e tij, kryeprokurori i shtetit do të ishte njeriu më i famshëm,
Presidentja Osmani: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vazhdimLexoni edhe:
Tani që Kurti erdhi në pushtet për herë të dytë, Prokruroia ka mbetur e njëjta. Kryeprokurori po ashtu. Ai dhe Qeveria e tij nuk mund ta shkarkojnë atë dhe prokurorët e tjerë. Për kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilin Kurti e quante “lepur”, thoshte se duhej të ishte krejtësisht ndryshe dhe se nëse ai do ta kryente detyrën siç duhet, lajmet do të ishin shumë më interesante.
“Po të ishte ai kryeprokuror vetëm pesë minuta, ne do të duhej tash t’i shihnim lajmet sepse ka diçka të re. Por s’ke pse i shikojmë lajmet”, thoshte Kurti.
“Me qeverisjen e Vetëvendosjes, me mua kryeministër, njeriu më i famshëm në Kosovë do të bëhet kryeprokurori, cilido të jetë ai. Përndryshe, nuk ka ndryshim”, theksonte ai, ndërsa përmendte vettingun si plan për ta pastruar sistemin e drejtësisë.
Nëse nuk vepron ashtu siç përshkruante se do të duhej të bënte, Kurti thoshte se Lumezi duhej ta lëshonte detyrën. Me Qeverinë e tij – shprehej ai – s’mund të vazhdohej njësoj.
“Ai ose duhet të veprojë, ose duhet të shkojë. Unë nuk e shoh se si me qeverinë tonë ne do të mund ta duronim një litargji të tillë. Duam që Prokuroria jonë të jetë aktive”, deklaronte Kurti.
Pak muaj para se Albin Kurti dhe partia e tij të vinin në pushtet për herë të parë, kishin organizuar një protestë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Protesta ishte hapur me fjalët e tani ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila thoshte se ai aktivitet ishte vetëm hapi i parë, në drejtim të zhbllokimit të prokurorisë që konsiderohej e kapur nga pushteti e e frikësuar nga krimi. Haxhiu kërkonte që prokuroria t’i dëgjonte kërkesat e qytetarëve, duke lejuar prokurorët e aftë e të ndershëm të punojnë. Vetëm kështu – sipas saj – do të fillonte hetimi i pasurisë të paligjshme të pushtetarëve.
(Kosova Sot Online)