Lexoni edhe:
Shkarkohet kryeshefi i Postës së Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim një delegacion të Parlamentit të Austrisë të kryesuar nga deputetët Martin Engelberg e Carmen Jeitler Cincelli dhe shoqëruesit Kevin Kaiser, Danielle Spera e George Hans Jeitler.
Deputetët austriak konfirmuan gatishmërinë e Republikës së Austrisë, në veçanti të Parlamentit austriak, për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë në mes të dy shteteve.
Shkarkohet kryeshefi i Postës së KosovësLexoni edhe:
Konjufca i njoftoi deputetët austriak lidhur me konstituimin e Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Duke folur për fusha konkrete të bashkëpunimit, kryekuvendari Konjufca veçoi, ndër të tjera, miratimin e vazhdimit të Programit të Kuvendit për Edukimin Qytetar të themeluar dhe mbështetur nga parlamenti austriak, i cili është projekt për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të të cilit ata fitojnë njohuri mbi demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.
Në takim u vlerësua lart puna e deritashme e grupeve të miqësisë ndërparlamanetare dhe u shtrua nevoja e avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
(Kosova Sot Online)