
Lexoni edhe:
Njëri nga kandidatët për gjykatës të Kushtetueses tërhiqet nga gara
Vigan Qorrolli i ka marrë 50 vota në raundin e parë të votimit për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Dy kundërkandidatët e tij, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli i kanë marrë nga 18 vota.
Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli do të garojnë në raundin e dytë të votimit, dhe cilido që merr më shumë vota, do të garojë në fund me Vigan Qorrollin.
Njëri nga kandidatët për gjykatës të Kushtetueses tërhiqet nga garaLexoni edhe:
Avokati Qorrolli është favorit për ta arritur qëllimin, pasi për këtë çështje do të vendosin deputetët, shumica e të cilëve në Kuvend vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, partia që ai e mbështeti fuqishëm kohët e fundit.
Visar Morina, që qe njëri nga 11 kandidatët që kishte aplikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, është tërhequr sot nga gara, ndonëse kishte marrë vlerësimin si një nga 4 më të mirët.
(Kosova Sot Online)