Seanca e Kuvendit vazhdon të premten, këto janë pikat e rendit të ditës

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 22:10
Seanca e Kuvendit vazhdon të premten, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të premten, e cila do të jetë vazhdim.

Ajo do të fillojë nga ora 10:00, ku do të ketë dy pika të rendit të ditës.

Pikat e rendi të ditës:

5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

(Kosova Sot Online)