Burri shqiptar vret gruan me sëpatë, më pas vetëvaret

  • A.P /
  • 07 June 2021 - 19:53
Burri shqiptar vret gruan me sëpatë, më pas vetëvaret

Shqipëria është tronditur sërish mbrëmjen e sotme. Krimi këtë radhë  ka goditur në Librazhd ku burri ka ekzekutuar gruan e tij në mënyrë makabre duke e qëlluar më sëpatë. Media mëson se viktima është Menturie Bici 53-vjeç. Ndërkohë autori i këtij krimi të rëndë sipas burimeve paraprake mësohet të jetë Qemal Bici, rreth 56-vjeç, i cili më pas ka varur vetën duke gjetur kështu edhe ai vdekjen.

Krimi ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, në banesën e çiftit.  Në momentin e krimit  fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas kur kanë ardhur në banesë  e kanë gjetur nënën e vrarë dhe më pas babin të varur te një pemë pranë banesës.

Njoftimi i policisë: 

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)