Qeveria miraton nismën për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 June 2021 - 17:13
Qeveria miraton nismën për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime dhe Ndërmarrjes Publike “Termokos”, për ta mbështetur zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se marrëveshja kap vlerën e 1.5 milionë euro, derisa do të shërben për zgjerim të rrjetit të ngrohjes

“Marrëveshja parasheh ofrimin e asistencës teknike për zgjerim të rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë. Marrëveshja kap vlerën 1.5 milionë euro në formë granti”.

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes mbi përvetësimin e kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo pikë nuk ka implikime financiare.

“Çështja teknike ka të bëjë me ndryshimin e normës së interesit. Nuk është se ka implikime financiare por ndryshimi është i nevojshëm”.

(Kosova Sot Online)