Prokuroria Speciale shënjestron rastin e mashtrimeve me “call center”

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 15:52
Prokuroria Speciale shënjestron rastin e mashtrimeve me “call center”

Prokuroria Speciale ka njoftuar se e kanë shënjestruar edhe një rast të ri. Rasti i shënjestruar lidhet me mashtrimet me “call center”.

Në rastin e shënjestruar si “thirrjet” janë të përfshirë 24 persona. Ata dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit criminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

“Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

(Kosova Sot Online)