Aktakuzë për terrorizëm ndaj një personi në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 22:41
Aktakuzë për terrorizëm ndaj një personi në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër personit me iniciale H.H., nën dyshimin për pjesëmarrje në terrorizëm.

Sipas një komunikate për media, lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, aktakuza është ngritur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Speciale aktakuzën kundër të pandehurit me inicialet H.H., e ka ngritur për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2  të  Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.


(Kosova Sot Online)