
Lexoni edhe:
Siguria në Kosovë, Komandanti i KFOR-it takon krerët e Ambasadave të huaja
Sot parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi. Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët. Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.
Siguria në Kosovë, Komandanti i KFOR-it takon krerët e Ambasadave të huaja Lexoni edhe:
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.
Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.
13.06 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime.
14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
15.06 – Vransira dhe intervale me diell.
16.06 – Vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.
Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.
(Kosova Sot Online)