Pas shkarkimit të Valdete Dakës, PDK thërret konferencë për media

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 16:32
Pas shkarkimit të Valdete Dakës, PDK thërret konferencë për media

Valdete Daka është shkarkuar sot nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërsa, pas shkarkimit të Dakës, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për orën 17:30.

Nga PDK nuk është treguar arsyeja se pse është thirrur konferenca, por që njoftimi i këtij subjekti është bërë pas shkarkimit të Dakës.

“PDK mban sot konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 17:30. Vendi: Selia qendrore e PDK, koha: 17:30”, bëhet e ditur nga PDK.

(Kosova Sot Online)