QKUK: Mjekimi Intensiv Qendror rikthehet në hapësirat e veta pas uljes së numrit të pacientëve me COVID-19

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 17:05
QKUK: Mjekimi Intensiv Qendror rikthehet në hapësirat e veta pas uljes së numrit të pacientëve me COVID-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se pas renovimit e bartjes së pajisjeve mjekësore, pacientët e Mjekimit Intensive Traumatik janë rikthyer në hapësirat ku kanë qenë të vendosur më parë.

Këto hapësira janë liruar pas rënies së numrit të pacientëve me COVID-19.

“Pas renovimeve të nevojshme, dezinfektimit dhe bartjes së pajisjeve mjekësore, pacientët e Mjekimit Intensiv Traumatik, janë rikthyer në hapësirat ku kanë qenë të vendosur më parë. Me vendim të Komitetit të ShSKUK-së, për menaxhim të situatës me Covid-19, ditë më parë këto hapësira ishin liruar, meqë numri i pacientëve me Covid kishte rënë ndjeshëm. Hapësira që  deri tani ka shërbyer për Mjekim Intensiv Qendror Traumatik, do të rikthehet në shërbim të Njësisë Koronare të Klinikës së Kardiologjisë”, është thënë nga QKUK.

(Kosova Sot Online)