Si filloi përplasja mes Shpend Ahmetit dhe asamblistëve të VV-së

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 23:06
Si filloi përplasja mes Shpend Ahmetit dhe asamblistëve të VV-së

Një debat fort i ashpër, që duket se mund të përfundonte me rrahje, ka ndodhur dje mes kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe dy asamblistëve të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci dhe Egzon Azemi.

Sa herë që brenda kësaj salle gjendet kryetari i Prishtinës dhe përfaqësues të opozitës, vështirë se mbledhjet kalojnë qetë.

Njëjtë ndodhi edhe këtë të hënë, ku rrjedha e këtij takimi ballë për ballë, pozitë-opozitë nuk shkoi në vijë e duhur.

Fillimisht asamblistë të LDK-së u ankuan për sjelljen destruktive të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër mbledhjet e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në anën tjetër Vetëvendosja ka hedhur akuza për arritjen e koalicioneve të fshehta në mes partive në këtë komunë.

Mirëpo gjatë takimit situata u tensionua, në momentin kur kryetari Shpend Ahmeti i kërkoi asamblistit të Vetëvendosje, Besnik Mujeci të dilnin jashtë.

Një ditë më pas, kolegu i Mujecit që poashtu ishte i përfshirë në këtë ngjarje, Egzon Azemi ka thënë se ngjarja nuk ka qenë aq dramatike.

Azemi tutje ka thënë se kanë qenë bashkëpunues me komunën e Prishtinës derisa ngjarjet e tilla i ka konsideruar jo serioze dhe të pahijshme.

Mirëpo ky nuk është rasti i parë që ka pasur konflikte në mes kryetarit të komunës dhe asamblistëve të VV-së.

Një konflikt tjetër kishte ndodhur në tetorin e vitit 2020.

Aty qartë mund të dëgjoheshin fjalë jo të përshtatshme për një institucion si komuna.

(Kosova Sot Online)