Aksident në rrugën Klinë-Istog, gjashtë persona të lënduar

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 18:15
Aksident në rrugën Klinë-Istog, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Istog.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17:00 jemi informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

(Kosova Sot Online)