Kuvendi mban nesër seancë, ky është rendi i ditës

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 17:40
Kuvendi mban nesër seancë, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër seancë plenare nga ora 14:00.

Në njoftim është bërë e ditur se në rend dite do të jetë, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020 dhe shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Njoftimi i plotë:

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Përgatitjet për Seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare, 

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave


(Kosova Sot Online)