Lexoni edhe:
“Gruaja e përgatiti funeralin 5 herë”, 72-vjeçari, 305 ditë me koronavirus
Zgjedhjet e 14 shkurtit dhe rezultati që ka marrë LDK-ja kanë bërë që partia e themeluar nga Ibrahim Rugova të shkojë urgjent drejt reformave, duke zgjedhur strukturat e reja vetëm brenda pak ditësh. Udhëheqësia e re, në krye me Lumir Abdixhikun, në tentim e sipër për të reflekuar nga debakli i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka filluar edhe largimin nga pozitat në parti, të disa figurave që ishin protagonistët e përplasjeve me Lëvizjen Vetëvendosje pas rrëzimit të Albin Kurtit nga pushteti dhe gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit.
“Gruaja e përgatiti funeralin 5 herë”, 72-vjeçari, 305 ditë me koronavirusLexoni edhe:
Profesori universitar i filozofisë politike, Blerim Latifi, vendimin e Lumir Abixhikut për Agim Veliu po e cilëson si poshtërim të hapur të këtij të fundit.
“Largimi i Veliut është një përjashtim klasik, i cili më është dukur i çuditshëm për faktin se në traditën e brendshme të LDK-së nuk njihen praktika të këtilla. Për më tepër kur kemi të bëjmë me një personalitet i cili për 20 vite radhazi ka fituar zgjedhjet vazhdimisht në njërën nga zonat më të rëndësishme elektorale të Kosovës, e cila është zona e Llapit. Ky akt ka qenë një poshtërim i hapur i Veliut, që si duket është bërë me arsyen e thjeshtë që kryetari i ri i LDK-së të mos ketë zëra kundërshtues brenda partisë”, ka thënë ai.
Madje, Latifi thotë se heshtja e të tjerëve në LDK për mënyrën si su u “ekzekutua” Agim Veliu, tregon se në partinë e Abdixhikut nuk lodhen për parime, por vetëm për interes personal.
Ndër të tjera, profesori i UP-së deklaroi se vendimi që është marr ndaj Veliut, do ta dëmtojë politikisht LDK-në në zgjedhjet lokale në Podujevë.
“Heshtja brenda LDK-së me të cilën u përcoll poshtërimi i Veliut, tregon se njerëzit aty nuk lodhen fort shumë për parimet dhe u intereson vetëm interesi i tyre individual dhe mirëmbajtja e tij. Mund të jetë se edhe u ka konvenuar që Veliu, duke u poshtëruar, t’i ngarkohen të gjitha fajet për debaklin e 14 shkurtit. Në këtë mënyrë të tjerët pastrohen nga mëkatet për humbjen dhe vazhdojnë më tutje. Mendoj se largimi i Veliut do ta dëmtoj LDK-në në zgjedhjet lokale në Llap, por se në deri çfarë shkalle këtë nuk jam në gjendje ta them me saktësi”, deklaroi ai.
(Kosova Sot Online)