
Lexoni edhe:
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një lokal në Prizren
Kryetarja e Alternativës, njëherësh shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pasur rol në proceset formuese të Kosovës.
Megjithatë, Kusari – Lila theksoi se ka dallime të mëdha mes Thaçit dhe Kurtit.
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një lokal në PrizrenLexoni edhe:
“Ka dallime te mëdha. Dallojnë në përgatitje, në përformancë, në përvojë, dallojnë në komunikim. Me Kurtin jemi në të njëjtën gjeneratë. Në aspektin e diskutimit, kemi shumë më tepër ngjashmëri me Kurtin, sesa me Thaçin që vjen nga një përgatitje tjetër, e po ashtu edhe dallim gjeneratash”.
“E shoh te Kurti qartësimin e mendimit në raport me qeverisjen, te Thaçi është krijuar respekti i ndërsjellët, por që vizionin përfundimtar nuk kam mundur ta shoh”, deklaroi Kusari.
(Kosova Sot Online)