Vushtrriasi sulmohet nga katër persona që i kishin hyrë në oborr për t’ia marr veturën

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 09:10
Vushtrriasi sulmohet nga katër persona që i kishin hyrë në oborr për t’ia marr veturën

Një person në Vushtrri e ka lajmëruar Policinë e Kosovës se është sulmuar nga katër persona të dyshuar, të cilët i kishin hyrë atij në oborr për t’ia marr veturën.

Policia njoftoi se pas përleshjes të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë tjetër.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Tahir Sinani, Vushtrri 25.06.2021 – 23:26. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar nga katër persona, të cilët i kishin hy në oborr dhe kanë tentuar t’ia marrin veturën. Pas përleshjes, të dyshuarit kanë ikur me një veturë tjetër. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)