Gjysma e të rriturve nën 30 vjeç janë tashmë të vaksinuar kundër Covid-19

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 15:40
Gjysma e të rriturve nën 30 vjeç janë tashmë të vaksinuar kundër Covid-19

Më shumë se 4.2 milionë njerëz të moshës mes 18 dhe 29 vjeç në Angli janë tashmë të vaksinuar kundër koronavirusit. Lajmin e bën të ditur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i vendit ndërsa thuhet se rezultatet janë arritur tre javë që nga nisja e programit të vaksinimit për personat mbi 20 vjeç.

Deri në fillim të javës tjetër, autoritetet e shëndetit në Angli presin që të kenë vaksinuar gjysmën e të gjithë të rriturve në këtë grup-moshë

Në Angli, sipas raportimeve, janë hapur me qindra qendra vaksinimi përfshirë ato në stadiume dhe qendra tregtare në përpjekje për të përshpejtuar procesin ndërsa numri i rasteve me Covid-19 vijon të rritet.

(Kosova Sot Online)