
Lexoni edhe:
Autostrada e misterit, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken
Zbardhen detaje të reja nga konflikti i armatosur që çoi në një masakër në Velipojë ku humbën jetën 4 persona, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç.
Ndërkohë të shtunën rreth orës 14:00 ka pasur një konflikt fillimisht verbal mes dy familjeve pronare të hoteleve në zonën e plazhit në Velipojë dhe që ka përfunduar deri në përplasje fizike mes Kujtim Verracakut dhe dy vëllezërve Gocaj.
Autostrada e misterit, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken Lexoni edhe:
Konflikt për të cilin uniformat blu të Velipojës kanë pasur dijeni por që nuk kanë arritur ta shuajnë. Nën arsyetimin se nuk është kompetencë e tyre ndarja e plazhit.
Për këtë SHÇBA ka nisur hetim rreth reagimit të uniformave blu në parandalimin e konfliktit që pati një bilanc tragjik me 4 të vrarë.
Nga ana tjetër nga hetimet e kryera deri tani rezulton se janë përdoru 6 armë ndërsa policia ka gjetur vetëm dy pistoleta 1 në vendin e ngjarjes dhe 1 tjetër në hotelin Gocaj nga sa mësohet nga kjo e dyta nuk është qëlluar.
Ka qenë ora 00:30 e së dielës kur Kujtim Verracaku së bashku me vëllain e tij, Hasanin dhe 4 nipat ka shkuar tek Hotel Gocaj i cili ndodhet rreth 50 metra nga hoteli i tyre ku kanë nisur edhe konfliktin me armë.
Nga dëshmia e të plagosurit Hasan Verracaku kanë qenë vëllezërit Gocaj që kanë qëlluar të parët dhe se vëllai i tij Kujtimi është vetëmbrojtur. Në vend ngjarje janë gjetur disa llojë gëzhojash dhe sipas hetimit në këtë përplasje janë përdorur 6 arme. Ndër ta edhe armë zjarri kallashnikov.
Velipoja u trondit pak minuta pas mesnatës se djeshme nga një shkëmbim me armë zjarri që u mori jetën 4 personave. Viktima mbetën, biznesmeni Kujtim Verracaku (Ferrcaku) 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.
Nga përplasja me armë u plagosën po ashtu edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim.
(Kosova Sot Online)