
Lexoni edhe:
Probleme në platformën E-Kosova, rreth 200 qytetarë me termine për vaksinim kthehen prapa
Të hënën është varrosur 20-vjeçari, Myzerim Zeneli, i cili vdiq të shtunën në Velipojë, gjatë të shtënave me armë zjarri ku mbetën të vdekur edhe tre të tjerë
Atij i është dhënë lamtumira e fundit sipas ritualeve fetare myslimane.
Ndryshe, përplasja për shezllonët në Velipojë, solli vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve, mes tyre dhe 20-vjeçari i pafajshëm.
Plumbi ia mori jetën në ditën e tij të parë të punës si kamarier dhe kuzhinier në hotel “Gocaj”, aty ku për shkak të një mosmarrëveshje mes dy familjeve, mbetën të vrarë katër persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Përveç 20-vjeçarit, si pasojë e konfliktit me armë mes dy familjeve biznesmene, të vdekur në vend kanë mbetur edhe Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj.
(Kosova Sot Online)