Tahiri: Mazhoranca i ka zënë zyrat qeveritare dhe nuk e dinë se për çfarë janë aty

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 17:21
Tahiri: Mazhoranca i ka zënë zyrat qeveritare dhe nuk e dinë se për çfarë janë aty

Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë në mungesë kuorumi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kjo tregon që vendi po udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme.

Tahiri para mediave tha se mazhoranca ka një mosvullnet për udhëheqjen e institucioneve të vendit.

Sipas tij, të njëjtit i kanë zënë zyrat qeveritare dhe nuk e dinë se për çfarë janë aty.

“Ashtu siç jeni prezent edhe ju, kjo është mbledhja e dytë e Kryesisë që dështon në mungesë të kuorumit dhe kjo tregon që vendi po udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme. Ka një mosvullnet në udhëheqjen e institucioneve të Kosovës. Mazhoranca është e papërgjegjshme pavarësisht që qytetarët i kanë besuar me mbi 50%, dhe mazhoranca janë ata njerëz që i kanë zënë zyrat qeveritare dhe nuk e dinë se për çfarë janë aty”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)