
Lexoni edhe:
Arrestohet drejtori i KPM-së, Luan Latifi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të pyetet sa më pak për dialogun me Serbinë, për të cilin ka thënë disa herë se nuk është prioritet i Qeverisë së tij.
Kurti, në konferencën e sotme për media tha se gazetarët nëse duan ta kenë atë më shpesh përballë, duhet t’i bëjnë më pak pyetje për dialogun
Arrestohet drejtori i KPM-së, Luan LatifiLexoni edhe:
“Ju nëse doni më shpesh unë të vij në konferenca për media, besoj që duhet më pak për dialogun, e më shumë për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Kurti ka thënë para gazetarëve në ndërtesën e Qeverisë se arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, varet nga kjo e fundit. Kryeministri përsëriti se prioritet i Qeverisë së tij nuk është dialogu me fqinjin verior.
“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë – që për bindjen time nuk ka alternative – nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, meanxhimi i pandemisë”, tha ai.
“Kur na pyetni për dialogun ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia”, theksoi Kurti.
(Kosova Sot Online)