SHBA regjistron mbi 300 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 18:25
SHBA regjistron mbi 300 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 605 mijë e 36, prej të cilëve 318 kanë vdekur në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33 milionë e 679 mijë e 937, me 13 mijë e 739 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, Kalifornia është vendi më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.712 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 181 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 155 milionë dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)