
Lexoni edhe:
Një anije kozmike arabe kap aurora të pazakonta në Mars
Cayan Hakiki i shkurtoi thonjët dhe e largoi ngjyrën prej tyre javën e kaluar për të hyrë në provimin pranues në një universitet turk për të mos u bezdisur nga të tjerët. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se personat transgjinor në Turqi përballen me diskriminim të hapur në rritje.
Një anije kozmike arabe kap aurora të pazakonta në MarsLexoni edhe:
“Nuk dëshirove që të kem ndonjë problem në hyrje. Ne jemi subjekt i të gjitha llojeve të dhunës nga momenti që fillojmë të ekzistojmë si person LGBTI+, qoftë nga njerëzit në rrugë, qeveria ose policia”, i tha agjencisë Reuters në shtëpinë e tij në Ankara 23-vjeçari, i cili është lindur djalë, por identifikohet si transgjinor ose “queer”.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se shtypja ndaj tubimeve dhe kufizimi i lirisë së shprehjes e pasqyrojnë dorën më të rëndë të qeverisë, përfshirë dënimet e hapura verbale ndaj komunitetit LGBTI.
Qeveria e presidentit Rexhep Erdogan i ka mohuar këto pretendime dhe thotë se policia po e zbaton ligjin kundër protestave të paligjshme. Në raste tjera, qeveria e ka mohuar ekzistencën e individëve LGBTI ose ka thënë se koncepti është importuar nga Perëndimi dhe se paraqet kërcënim për vlerat familjare.
“Transgender Europe”, rrjet i organizatave që e mbrojnë këtë komunitet, thotë se 54 persona transgjinorë janë vrarë në Turqi nga viti 2008 deri në shtator të vitit 2020, që është shkalla më e lartë në Evropë.
Rastet e paraportuara nënkuptojnë që numri ka gjasë të jetë më i larë, tha ky rrjet, duke shtuar se personat transgjinorë përballen me diskriminime të ndryshme, përfshirë mohimin e vendeve të punës, strehimit, kujdesit shëndetësor dhe shkollimit.
Për të tretin vit radhazi më 2020, Turqia u radhit e parafundit në atë që quhet “Indeksi i Ylberit”, që e mat respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në 49 shtete evropiane, sipas shoqatës ILGA-Europe.
(Kosova Sot Online)