U fut i dehur në det për të urinuar, e mbyt peshkaqeni

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 16:00
U fut i dehur në det për të urinuar, e mbyt peshkaqeni

Një burrë i dehur është kafshuar për vdekje nga një peshkaqen, pasi kishte hyrë në det për të urinuar në një plazh të Brazilit.

Mediet lokale raportuan se grabitësi tashmë të ndjerit, Marcelo Rocha Santos, ia ka këputur dorën dhe një pjesë të këmbës në plazhin Piedade në Jaboatao dos Guararapes, që shtrihet në verilindje të Brazilit.

Viktima ishte i shtrirë pa ndjenja në plazh, pasi u dërgua në një vend të sigurt nga miqtë. Ai ishte i rrethuar nga kalimtarët e rastit dhe u shpall i vdekur me t’u dërguar në një spital në Recife, shkruan Independent.

Një shpëtues bregdetar ishte në detyrë në atë kohë, por nuk arriti që ta parandalonte sulmin. Në të kaluarën, në të njëjtën zonë janë regjistruar dymbëdhjetë sulme të peshkaqenëve.

Pavarësisht shenjave për rrezikun nga sulmet e peshkaqenëve, shpëtuesi nuk u kërkoi dy burrave që të dilnin nga uji, sepse ata ishin futur vetëm deri në bel.

Mekaniku Edrianao Gomes u tha gazetarëve se i ndjeri ishte duke pirë me miqtë. “Ishte një mik i imi në det me personin që u sulmua. Papritmas, ai e pa burrin duke u përpjekur. Kishte shumë gjak në ujë”, tha ai.

Sulmet e peshkaqenëve janë mjaft të shpeshta në këtë periudhë të vitit, sepse shiu e bën ujin e detit me dukshmëri më të ulët.

Nga viti 1992, në Jaboatao dos Guararapes të rajonit brazilian, Pernambuco, janë regjistruar gjithsej 62 sulme të peshkaqenëve me 25 raste fatale.


(Kosova Sot Online)