
Lexoni edhe:
Aksioni i policisë në komunat e Dukagjini: Kush janë zyrtarët e arrestuar
Ka shkuar në 38 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur e shumë njerëz po i presin ekipet e shpëtimit që t’i largojnë nga kulmet e shtëpive ku janë ngujuar.
Në distriktin Schuld, banorja Yvonne Glasner një gazete gjermane i tha: “Është si në një film të keq. Ishim duke bërë plane për të shkuar në pushime verore këtë fundjavë. Tani jemi të frikësuar që kurrë më s’do të mund të jetojmë përsëri në shtëpinë tonë.”
Aksioni i policisë në komunat e Dukagjini: Kush janë zyrtarët e arrestuarLexoni edhe:
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është e tronditur nga lajmi për vërshimet. “Keqardhja ime shkon për të afërmit e të vdekurve dhe të zhdukurve”, tha ajo gjatë një udhëtimi zyrtar në Uashington, shkruan The Guardian.
Shkalla e vërtetë e dëmeve në rajon ende nuk është e qartë, sepse shumë fshatra kanë mbetur të izoluara shkaku i vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut, me ç’rast rrugët janë bllokuar.
(Kosova Sot Online)