Një i vrarë në Gadime të Lipjanit

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 23:54
Një i vrarë në Gadime të Lipjanit

Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ndërsa dyshohet edhe për persona të lënduar.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha ai.

Tutje theksoi se policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka  sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht po vijon  faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, u shpreh Borovci.

(Kosova Sot Online)