Çdo gjë i ngjan katastrofës, çfarë ka lënë pas përmbytja në Gjermani

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 08:16
Çdo gjë i ngjan katastrofës, çfarë ka lënë pas përmbytja në Gjermani

Çdo gjë i ngjan një katastrofe. Kjo është ajo që ka lënë pas përmbytja e shkaktuar ditët e fundit në Gjermani.

Shtëpi të shkatërruara dhe sipërfaqe të tëra toke nën ujë si pasojë e ujit që ka vërshuar nëpër rrugë dhe ara.

Deri më tani janë raportuar 58 viktima dhe me dhjetëra të zhdukur, ndërkohë që misionet e shpëtimit vazhdojnë.

Nga SHBA ku ndodhet në një vizitë zyrtare kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të bëhet e pamundur për gjetjen e tyre.

(Kosova Sot Online)