
Lexoni edhe:
Gjendet një kallashnikov në shtëpinë e një 50-vjeçari në Prizren
Një aeroplan rus i udhëtarëve, i cili fillimisht u zhduk nga radarët në qytetin Tomsk, është gjetur pasi bëri një aterrim të vështirë, raportuan mediet shtetërore.
Përderisa Ministria e Emergjencave tha se ka të mbijetuar në mesin e 17 personave që ndodheshin në aeroplanin e tipit Antonov An-28, ky institucion nuk e dha numrin e saktë të atyre që kanë mbijetuar.
Gjendet një kallashnikov në shtëpinë e një 50-vjeçari në PrizrenLexoni edhe:
Megjithatë, agjencitë e lajmeve, Sputnik dhe RIA, thanë se të gjithë pasagjerët janë të sigurt, shkruan Independent.
Agjencia TASS citoi burime duke thënë se në mesin e 17 personave që ndodheshin në aeroplan ishin katër fëmijë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Raportohet se aeroplani i përkiste kompanisë “Siberian Light Aviation” dhe po fluturonte nga qyteza Kedrovy për në qytetin Tomsk.
Aeroplani u zhduk nga radarët në distriktin Bakcharsky të Tomskit, citohen të kenë thënë shërbimet emergjente.
(Kosova Sot Online)