
Lexoni edhe:
Ateron aeroplani që u zhduk, shpëtojnë të gjithë pasagjerët
Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Anton Qunit për kryetar të Prizrenit, dega e tij ka kritikuar qeverisjen e Mytaher Haskukës në këtë komunë.
Në një komunikatë të tyre për media, thuhet se Haskuka do të ikë i turpëruar, pasi sipas tyre, nuk ka bërë asgjë, përveç vjedhjes.
Ateron aeroplani që u zhduk, shpëtojnë të gjithë pasagjerëtLexoni edhe:
“Sipas, Haskukes, gjithkush dhe gjithçka ishte dhe është kundër tij, por asesi ai dhe bashkëpunëtorët e tij të korruptuar e hajna që përveç vjedhjes, gjë tjetër nuk kanë sjellë në dritë. Ky pushtet do të ikë i turpëruar e do të mbahet në mend për qeverisjen e dështuar e të korruptuar dhe më dembelën që nga paslufta”, thuhet në komunikatën e tyre.
Po ashtu, thuhet se programi i kandidatit të LDK-së, për këtë komunë, Anton Quni do të jetë më i miri në këto zgjedhje.
“Kandidati ynë Anton Quni, me një ekip të gjerë profesionistësh, burra e gra, djem e vajza të reja entuziastë e kreativ, do të jetë çdo ditë në teren për të takuar qytetarët e komunës së Prizrenit, për t’i njoftuar me program-platformën tonë, si dhe për të bashkëbiseduar e inkorporuar kërkesat e nevojat e tyre në këtë platformë, e cila do të jetë më e mira në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte.
Ne po bëhemi gati që me mbështetjen e qytetarëve t’ua marrim drejtimin e komunës, sepse Prizreni dhe prizrenasit mezi po presin me i dhënë fund këtij cirku katërvjeçar. Prizreni nuk e ka merituar një qeverisje të tillë dembele, jokreative e të paaftë që nuk punon asgjë dhe që për dështimet e veta shikon e tenton ta gjej fajtorin diku tjeter”, thuhet në komunikatën e tyre.
Kujtojmë se ende nuk është bërë e ditur se kush do të kandidojë për kryetar të Prizrenit nga radhët e VV-së.
(Kosova Sot Online)