Pamje satelitore të përmbytjeve vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 17:19
Pamje satelitore të përmbytjeve vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore

Pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit, pati një rritje të madhe të nivelit të lumenjve, si rezultat i të cilave shumë zona të banuara u përmbytën.

Pamjet satelitore të misionit Sentinel-1 , siç janë përpunuar nga ekipi i Observatorit Kombëtar të Athinës, tregojnë rritjen e nivelit të tre lumenjve kryesorë në kufirin e Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës pas përmbytjeve katastrofike të së enjtes 15 20 korrik.

 

Pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit, pati një rritje të madhe në nivelin e lumenjve Rhine, raporton oranews.

Deri më tani, në Gjermani janë shënuar të paktën 156 viktima ndërkohë në Belgjikë raportohet për 27 të vdekur edhe pse numri i viktimave mund të rritet. Ndërsa ujërat tërhiqen, krahas ekipeve të emergjencës, edhe vetë banorët kanë nisur pastrimin e lagjeve nga balta dhe inertet.


(Kosova Sot Online)