'Simpsons' godasin sërish me parashikimet e tyre të frikshme

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 18:01
'Simpsons' godasin sërish me parashikimet e tyre të frikshme

Simpsons” godasin sërish me parashikimet e tyre. Seriali i animuar ka parashikuar shtatë vite më parë fluturimin hapësinor të miliarderit britanik Richard Branson.

Branson udhëtoi në hapësirë me raketën e tij Virgin Galactic, duke u bërë personi i parë që shkon në hapësirë me një anije të ndërtuar nga vetë kompania e tij.

Një skenë nga shfaqja Fox e gjatë ka shumë ngjashmëri të çuditshme me pamjet e Branson brenda raketës së tij. Skena, u shfaq në episodin e Sezonit 25 “Lufta e Artit”.

Ajo është bërë virale në rrjetet sociale duke ngritur dyshime sesi ka mundësi që ky serial parashikon gjithçkam që nga presidenca e Donald Trump te pandemia koronavirus.  


(Kosova Sot Online)