
Lexoni edhe:
Nis takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se sot bashkë me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave kanë marrë vendim që të ndërpresin gjendjen emergjente në këtë komunë.
Ramosaj është shprehur falënderuar për ata që kanë kontribuar që të tejkalohet kjo gjendje.
Nis takimi Kurti – Vuçiq në BrukselLexoni edhe:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet. Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit.
Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje.
Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më kësi situatash”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Kujtojmë që mbi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar trajtim shëndetësorë për shkak të helmimit.
Shumë prej tyre kanë qenë edhe fëmijë.
(Kosova Sot Online)