Pamje nga takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 16:32
Pamje nga takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar për herë të dytë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Takimi në Bruksel po mbahet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që ky takim mos të jetë si ai i qershorit, i cili nuk solli asnjë rezultat.

Ashtu si në takimin e parë, Borrell, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po ndërmjetësojnë takimin e dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

Para takimit trepalësh, palët kanë zhvilluar takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

 

“Mëngjesin e sotëm zhvillova takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të përgatitur takimin e nivelit të lartë të dialogut që mbahet këtë pasdite”, shkroi Lajçak në Twitter.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdimisht ua kanë rikujtuar palëve se ky proces është i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve, ndërsa nga SHBA-ja u kanë thënë që ta gjejnë një kompromis.


(Kosova Sot Online)