
Lexoni edhe:
Shtrëngimi i duarve nuk lejohet, masat që u caktuan për faljen e namazit të Bajramit
Sot, në institucionet korrektuese sipas planit paraprak nga Ekipet e Njësive Shëndetësore dhe atyre korrektuese janë vaksinuar me dozën e parë të gjithë ata të burgosur, të cilët kanë dëshiruar të vaksinohen.
"Gjatë procesit të vaksionimit të burgosurit kanë pasur mundësinë të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë të marrin.
Bazuar në evidencat e raportuara nga secila njësi, sot janë vaksinuar 759 të burgosur, prej tyre 710 me vaksinën Pfizer, ndërsa 49 me vaksinën Astra Zeneca.
Shtrëngimi i duarve nuk lejohet, masat që u caktuan për faljen e namazit të BajramitLexoni edhe:
Po ashtu, sot në të gjitha institucionet korrektuese janë vaksinuar edhe stafi korrektues dhe tjetër.
Prej tyre janë vaksinuar gjithsejtë 282 staf, prej tyre 281 me vaksinën Pfizer, ndërsa 1 me vaksinën Astra Zeneca.", thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.
(Kosova Sot Online)