Shefja e grupit të VV-së: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse, ishim kundër saj

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 21:55
Shefja e grupit të VV-së: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse, ishim kundër saj

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se si Vetëvendosje nuk kishin njohuri për vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për tiketat ngjitëse, i cili sot u tërhoq.

Nuk ishim të informuar për marrjen e vendimit të kësaj takse. Kur janë informuar opinioni, jemi informuar edhe ne si deputetë. Ka qenë koncensus i përgjithshëm që kjo duhej të hiqej. Përvec pezullimit të tiketës duhet të zbardhen edhe hapat e proceset që sollën këtë vendim’’, tha Kusari Lila.

Ajo tutje ka thënë se vendimi si i tillë nuk është zbatuar.

‘”Kjo nuk ka filluar të zbatohet. Ne nuk është vec ky proces por ka pasur një mori vendimesh që janë marrë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se vendimi për tiketat ngjitëse u shfuqizua sot nga ministria e Infrastrukturës pas reagimeve të mëdha publike.


(Kosova Sot Online)