Lexoni edhe:
Petkoviq: Kosova na ndaloi dy autobusë në Jarinjë, e njoftova edhe Lajçakun
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vazhduar edhe sot të mirëpres bashkatdhetarë, të cilët kanë shprehur interesimin të vizitojnë institucionin më të lartë përfaqësues në Kosovë.
Petkoviq: Kosova na ndaloi dy autobusë në Jarinjë, e njoftova edhe LajçakunLexoni edhe:
Në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, gjatë ditës së sotme institucionin e kanë vizituar rreth 150 bashkatdhetarë, ndërsa gjatë tri ditëve të aktivitetit, Kuvendi është vizituar nga rreth 400 bashkatdhetarë gjithsej, të cilët janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetë të tjerë.
Ata po ashtu janë njohur me rolin dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, me punën dhe angazhimet ditore të ligjvënësve, si dhe me aspekte të tjera të procesit legjislativ e të jetës parlamentare në përgjithësi.
(Kosova Sot Online)