Lexoni edhe:
Njëri nga pasagjerët e autobusit që u përmbys: Pashë njerëz të vdekur nëpër livadh
10 persona kanë vdekur dhe 45 janë lënduar pasi një autobus nga Kosova ka dal nga rruga në Kroaci dhe është aksidentuar.
Pas aksidentit shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci.
Njëri nga pasagjerët e autobusit që u përmbys: Pashë njerëz të vdekur nëpër livadhLexoni edhe:
Ai ka thënë se lutjet e tij janë me njerëzit e Kosovës.
“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci. U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave. Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.
Policia kroate ka deklaruar se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod.
Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.
“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratën e policisë.
(Kosova Sot Online)