
Lexoni edhe:
Merret vendimi për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci
Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shkuar në pauzë prej 5 minutash.
Ky komision me të filluar mbledhjen ka shkuar në pauzë për shkak të mungesës së kuorumit.
Në rend dite në Komision është shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Merret vendimi për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci Lexoni edhe:
Komisioni për Integrim Evropian me gjashtë vota për e ka votuar dje Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar dje këtë projektligj, ndonëse ai më pastaj nuk ka kaluar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
(Kosova Sot Online)