Policia njofton për arrestimin e tre personave në rajonin e Vushtrrisë

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 16:11
Policia njofton për arrestimin e tre personave në rajonin e Vushtrrisë

Sektori i hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut,  në mbështetje të njësive  NJSO, K9 dhe NJRSH, sot mbi dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,“ Kanosje”  dhe “Armëmbajtje pa leje”, ka realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri.

“Urdhër kontrolli është realizuar në dy lokacione të ndryshme  në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, me ç’ rast  janë kontrolluar  shtëpitë  dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar:  K.M., 25 vjeçar, T.G., 37 vjeçar, Rr .G., 30 vjeçar, që të tre shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë e shkurtë pistoletë me katër fishekë, një shumë e parave, disa  telefona mobilë dhe dëshmi  të tjera të transaksioneve bankare.

Provat e sekuestruara, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” , “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra këto të ndodhura kohë më parë në zonën e Vushtrrisë”, njofton policia.


(Kosova Sot Online)