
Pas pak pritet kthimi i të mbijetuarve të aksidentit në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndrojnë në Aeroportin e Prishtinës për t’i pritur të mbijetuarit e aksidentit tragjik të Kroacisë, ku humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.
Përveç Kurtit dhe Osmanit, prezent në Aeroportin e Prishtinës është edhe kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Të mbijetuarit e aksidentit pritet që të arrijnë në Aeroportin e Prishtinë, pas pak minutash.
(Kosova Sot Online)