Rritet numri i viktimave të zjarreve në Turqi

  • G.G /
  • 29 July 2021 - 13:08
Rritet numri i viktimave të zjarreve në Turqi

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive në Turqi ka njoftuar se tre persona janë gjetur të vdekur, pasi një zjarr masiv në pyje po vazhdon të jetë aktiv për ditën e dytë me radhë.

Autoritetet po i vazhdojnë përpjekjet për t’i shpëtuar personat e ngujuar dhe për t’i shuar zjarret, shkruan Reuters.

Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndikuar në përhapjen e flakëve përreth qytetit Manavgat, 75 kilometra në lindje të qytetit bregdetar, Antalia, dhe në fshatrat përreth.

Ministri i Bujqësisë, Pakdemirli, tha se një burrë 82-vjeçar u gjet i vdekur gjatë evakuimit të distriktit Kepezbeleni, 16 kilometra në verilindje të Manavgatit, ndërsa 10 persona janë ngujuar afër atij vendi. Ekipet emergjente janë rrugës për t’i shpëtuar personat e ngujuar, shtoi ai.

Autoritetet i kanë evakuuar 18 fshatra dhe distrikte në Antalia, përderisa 16 fshatra të tjera janë duke u evakuuar në provincat fqinje, Adana dhe Mersin.

Pamjet televizive shfaqën ndërtesa banimi të djegura dhe njerëzi duke ikur nëpër fusha, ndërsa zjarrfikësit u përkrahën nga helikopterët në luftën kundër zjarreve.

(Kosova Sot Online)