Rama në Samitin e Shkupit: Bashkimi i Rajonit duke ndjekur 4 liritë themelore të BE

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 15:32
Rama në Samitin e Shkupit: Bashkimi i Rajonit duke ndjekur 4 liritë themelore të BE

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Rajonal që po mbahet në Shkup, kryeministri i vendit, Edi Rama, i vendosi theksin në rëndësinë që ka bashkimi i rajonit të Ballkanit në një të vetëm.

Kjo sipas tij do të thotë më shumë vende pune, të ardhura dhe mirëqenie për qytetarët.

Ai tha se vendet e rajonit janë shumë të vogla duke qëndruar të ndara, ndaj duhet bashkuar, duke ndjekur dhe 4 liritë themelore të BE.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, e Greqia. Mozaiku është më i madh se tre vendet tona dhe besoj se është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku, për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme. Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes. Ata që krijojnë punë, të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje. Është e qartë që kjo nisëm është gjëja e duhur dhe jo vetëm është gjëja e duhur, por ndryshe nga ca predikojnë disa, është dhe e vonuar.


(Kosova Sot Online)