
CDC: Vaksinat parandalojnë vdekjet dhe sëmundjet serioze të variantit Delta

Raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) ka njoftuar se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e vdekjeve dhe sëmundjeve serioze të variantit Delta.
Në këtë raport po ashtu thuhet se vaksinat janë shumë efektive edhe në parandalimin e shtrimeve në spitale
“Megjithatë, shifrat e CDC tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve serioze, shtrimin në spital dhe vdekjen, thanë ekspertët”, thuhet në këtë raport.
Varianti Delta, i cili e ka pushtuar Evropën, ditëve të fundit po del të jetë i pranishëm në 80 për qind të rasteve të koronavirusit edhe në Kosovë.
Varianti Delta i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në Indi, SHBA, Britani, e shumë shtete tjera. Lehtësimi i masave mbrojtëse në këtë kohë është vlerësuar si rrezik për Evropën. Varianti Delta vlerësohet se është afërsisht 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, ose Kent.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant si variant shqetësues, i cili mund të përhapet më lehtë.
(Kosova Sot Online)